Joshua pëlqen komentet që ”demolojnë” Wilderin

Autori:Zekirja Shabani

joshua

Anthony Joshua i ka ”pëlqyer” komentet kundër rivalit të tij në peshat e rënda, Deontay Wilder në Instagram.

29-vjeçari, befasisht, i është futur këtij debati të martën, tri ditë pas barazimit kontravers me Wilder dhe Tyson Furyt.

Pas duelit, Joshua shkroi në Twitter: ”Punë e mirë Fury, ata donin që t’i të humbje sepse mendonin se ju jeni i mbaruar!”.

Më pas, në Instagram, AJ shtoi: ”Jam kampion i unifikuar i peshave të rënda”.

”Kam nevojë edhe për një brez që të konsiderohem i padiskutueshëm – të gjitha këto për pesë vite”.

Dhe në këtë postim, shumë nga ndjekësit e Joshuas e kanë përqeshur dhe ofenduar Wilderin, komente të cilat boksierit britanik i pëlqyen.

aqaq

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/joshua-pelqen-komentet-qe-demolojne-wilderin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala