Jon Shala publikon klipin e ri “Fore”, hit i radhës në industrinë e muzikës

Autori:Gazeta Fjala

jon (1)

Ka disa ditë që reperi Jon Shala ka paralajmëruar projektin e tij të ri, i cili tani vjen i realizuar dhe me klip.

“Fore” titullohet projekti i tij, me tekst të shkruar nga vet reperi, me muzikë të punuar nga Big Deal Records, si dhe me klip të realizuar nga Imagine Films.

Është rima ajo që e bën të veçantë gjithë këtë projekt nga Jon Shala.

I riu nga Prishtina duket se premton shumë dhe padyshim pritet të jetë një nga reperët që do numërojë hite në karrierën e tij muzikore.

Shala rikthehet në treg pas një pauze disa vjeçare, pasi ai numëron edhe këngë tjera në audio, si: Tash pe din, Sun m’nalin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jon-shala-publikon-klipin-e-ri-fore-hit-i-radhes-ne-industrine-e-muzikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala