Johnson Mustafës: E keni detyrim t’i shërbeni popullit

Autori:Gazeta Fjala

Johnson

Boris Johnson, sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, në adresimin që ka bërë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Popullit, i ka bërë thirrje Kryeministrit Isa Mustafa, që të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Ju jeni një shtet i pavarur dhe i njohur tani, nga 112 kombe të tjera dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. Kjo do të thotë z. Mustafa, se ju keni detyrimin t’i shërbeni popullit tuaj”.

Johnson nga foltorja e Kuvendit, tha se Kosova do të jetë një shembull se si duhet ndërtuar një shtet demokratik dhe e ka rikonfirmuar vazhdimisht se Britania e Madhe është njëra ndër shtetet më të fuqishme mike të kosovarëve.

“Kur vlerat e demokracisë nuk kontestohen, Kosova do të jetë një shembull i fuqishëm se si ndërtohet një shtet demokratik. Britania e Madhe është ndër vendet e para që ka përkrahur Kosovën dhe ka njohur pavarësinë e saj”.

Ai po ashtu të njëjtën kërkesë ka apsur edhe për deputetët e parlamentit, të cilëve u ka thënë se qytetarët e kanë me të drejtë t’iu kërkojnë llogari.

“Procesi i reformimit të Kosovës duhet të vazhdojë dhe partitë politike duhet të punojnë që t’i shërbejnë këtij populli. Njerëzit kanë të drejtë dhe obligim të kërkojnë më shumë nga përfaqësuesit e zgjedhur”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/johnson-mustafes-e-keni-detyrim-ti-sherbeni-popullit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala