Jevtiq: Në Kosovë, rruga është bërë vendi ku merren vendimet

Autori:Gazeta Fjala

Jevtiq-650x358

Ministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se në Kosovë rruga  është bërë vendi ku po merrën vendimet në vend që të punohet në forcimin e institucioneve.

Jevtiq duke folur për protestën e studentëve tek kisha ortodokse brenda Kampusit Universitar, tha se disa po duan që përmes rrugës të bëjnë veprime kundër serbëve në Kosovë.

“Dikush dëshiron që vetëm në rrugë të kryej diçka që është radikale dhe kundër serbëve në Kosovë. Kjo nuk është vetëm ajo që është parë sot në qendër të Prishtinës, por edhe ajo që ndodhi në Mushtisht, në Gracë, por edhe çdo problem tjetër që ende nuk është zgjedhur për serbët e Kosovës”.

Siç thotë ai, është një shumicë që nuk i pranojnë serbët në Kosovë, përcjell Klan Kosova.

Sipas tij, problemi më i madh është mungesa e zbatimit të asaj që është rënë dakord deri më tani.

“Ne nuk do të jemi vetëm për dekor në Qeverinë e Kosovës, unë nuk jam për hapa radikalë në qoftë se ne duam ta përmirësojmë situatën, por unë mendoj se është shumë e rëndësishme që disa gjëra të ndryshojnë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jevtiq-ne-kosove-rruga-eshte-bere-vendi-ku-merren-vendimet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala