Jevtiq ka marrë garanci se nuk do ketë trazira pasi të fillojë punën Specialja

Autori:Gazeta Fjala

gjykata-speciale-850x567-1-1_1515827344-747460

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se mesazhi i qartë bashkësisë ndërkombëtare është se Gjykata Speciale nuk duhet të zhbëhet.

Ai ka deklaruar se i është dhënë garanci nga komandanti i KFOR-it dhe kolegët e qeverisë se nuk do të ketë trazira dhe sulme ndaj serbëve kur të fillojnë paditë e para, njofton Klan Kosova.

Jevtiq ka pohuar se nuk do të befasohej nëse javën e ardhshme do të tentohet përsëri të shfuqizohet Gjykata Speciale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jevtiq-ka-marre-garanci-se-nuk-do-kete-trazira-pasi-te-filloje-punen-specialja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala