Jevtic ndjek shembullin e shefit: Shpenzon 8 mijë euro në telefona të mençur

Autori:Gazeta Fjala

jevtiq

Shembullin e kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në blerjen e telefonave mobil po e ndjekin edhe vartësit e tij.

Ashtu sikurse shefi i tij që shpenzoi 8 mijë euro në blerjen e telefonave të mençur për kabinetin e tij, në këso shpenzime është lëshuar edhe Dalibor Jevtic, ministër për Komunitete dhe Kthim.

Kjo ministri ka parashikuar të shpenzojë 8 mijë euro në blerjen e 15 telefonave të mençur, saktësisht aq sa kishte shpenzuar shefi i tij me ta marrë pozitën e kryeministrit.

Tenderi i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për furnizim me telefona mobil tashme është publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Ndryshe Qeveria e Kosovës kishte shpenzuar rreth 8 mijë euro për t’i pajisur me telefona kabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj. Këtë shembull tashme e ka ndjekur edhe vartësi i tij, ministri Jevtic. /Gazeta Fjala/

jevtiq 1

jevtiq 2

kontrataaaaaaaaaaaaaaaaa

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jevtic-ndjek-shembullin-e-shefit-shpenzon-8-mije-euro-ne-telefona-te-mencur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala