Jetoni më gjatë duke ndjekur këtë dietë ushqimore

Autori:Gazeta Fjala

Ushqimet1-637x424

Këshilli i Hulumtimeve Mjekësore në bashkëpunim me Universitetin e Kembrixhit monitoruan gati 24 mijë britanikë për 17 vite për të parë se si dieta e tyre ndikonte në shëndetin e zemrës.

Ata zbuluan se njerëzit që ndjekin një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, fruta të thata, peshk dhe vaj ullirit ulin rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare me 16%.

Hulumtuesit shkencorë kanë llogaritur se 12.5% e vdekjeve nga sëmundje kardiovaskulare, si sulmet në zemër ose goditjet në tru, mund të parandalohen nëse çdo njeri do të ndiqte dietën mesdhetare.

Ndodhin rreth 160 mijë vdekje nga problemet në zemër çdo vit, kështu mund të shmangen 20 mijë vdekje vetëm duke konsumuar ushqime të shëndetshme.

Instituti Kombëtar për Kujdesin Shëndetësor rekomandon gjithashtu që dietamesdhetare të ndiqet edhe nga njerëzit që kanë pësuar njëherë atak në zemërose goditje në tru.

Nita Forouhi, autore e studimit nga Njësia Epidemiologjike MRC tek Universiteti i Kembrixhit, konfirmoi se ndjekja e dietës meshetare ka përfitime të shumta shëndetësore.

Forouhi tha për The Telegraph: “Adoptimi i dietës mesdhetare duket si një komponent premtues e një strategjie të gjerë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, si mos pirja e duhanit, mbajtja nën kontroll e peshës, kolesterolit dhe tensionit në gjak.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jetoni-me-gjate-duke-ndjekur-kete-diete-ushqimore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala