Jep dorëheqje kryespiuni Shpend Maxhuni

Autori:Gazeta Fjala

74283331_1437698896354520_6053453041581948928_n-852x460

Drejtori i AKI-së, që ishte edhe drejtor i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, si drejtor i Inteligjencës.

Këtë lajm e ka publikuar kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, shkruan gazeta inFokus.

“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Intelegjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

E ky i fundit, Maxhunin e ka dekoruar me medaljen e Skënderbeut.

“Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”.

Haradinaj, e ka lavdëruar punën e Maxhunit, duke thënë që tani AKi është ndër institucionet më kredibile në vend e më gjerë.

“Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë”./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jep-doreheqje-kryespiuni-shpend-maxhuni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala