Javën e ardhshme vjen në Kosovë kryetarja e Gjykatës Speciale

Autori:Gazeta Fjala

ekaterina-trendafilova_1510657010-964164

Ekaterina Trendafilova, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, do ta vizitojë Kosovën për herë të parë, gjatë javës së ardhshme, mëson Gazeta Express. Vizita e saj, sigurisht ka të bëjë me hetimet që po i bën kjo gjykatë rreth krimeve që pretendohen të jenë kryer pas konfliktit të viteve 1998-1999.

Trendafilova, para se t’i bashkohej Dhomave të Specializuara të Kosovës, ajo ishte gjyqtare në Gjykatën Penale.

Në kohën kur u zgjodh në krye të Gjykatës Speciale, Trendafilova kishte thënë se gjykata e sapokrijuar me bazë në Hagë, që do të gjykojë ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do të jetë etnikisht e njëanshme, pasi do të gjykojë vetëm kriminelët e dyshuar, jo vetëm organizatën guerilase.

Ndërkaq, deri më tani ende nuk dihet saktë se kur do të ngrihen aktakuzat e para të kësaj Gjykate, ani pse është raportuar në vazhdimësi se ato do të ndodhin në fund të vjeshtës së këtij viti.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, edhe zyrtarisht ka nisur punën e saj në konsolidimin e ekipit, i cili do të merret me hetimin e krimeve të supozuara të UÇK-së, në janar të 2017-ës. /GazetaExpress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/javen-e-ardhshme-vjen-ne-kosove-kryetarja-e-gjykates-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala