Javën e ardhshme partitë politike mësojnë numrin e tyre për zgjedhjet

Autori:Gazeta Fjala

zgjedhjet-1eee

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke organizuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme të 6 tetorit.

Katër koalicione, 20 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, janë certifikuar për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

1 070 kandidatë për deputet po garojnë për 110 vende në Kuvend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjes ka bërë të ditur se numri i kandidatëve në listat e koalicioneve ose partive politike është bërë i njohur, mirëpo ai i partive ende jo.

Të martën, me 17 shtator do të bëhet hedhja e shortit ku partitë dhe koalicionet do të mësojnë numrat e tyre me të cilët do të garojnë në zgjedhje, raporton Indeksonline.

Ndonëse fushata zyrtarisht ende nuk ka nisur, kandidatët dhe subjektet e tyre politike kanë nisur takimet me qytetarët për të kërkuar vota.

kandidatet

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/javen-e-ardhshme-partite-politike-mesojne-numrin-e-tyre-per-zgjedhjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala