Java e fundit e shtatorit me diell e vranësira

Autori:Gazeta Fjala

moti-640x345

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, kurse, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike sërish do të rritet dukshëm mbi vlerat e normales. Lagështia relative në mëngjes do të jetë  rreth 80%, kurse gjatë ditës do të zbresë rreth 40%.

Do të fryjë erë nga drejtimi verilindor me shpejtësi deri 7m/s.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/java-e-fundit-e-shtatorit-me-diell-e-vranesira/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala