Japonia do të hap ambasadën e saj në Kosovë vitin e ardhshëm

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_2

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Tëitter ka treguar se Japonia do të hap ambasadën e saj në Prishtinë vitin e ardhshëm.

Thaçi gjatë ditës është takuar me kryeministrin japonez, Abe Shinzo.

“Një takim i mirë me kryeministrin e Japonisë, Abe Shinzo. I lumtur që Japonia do të hap Ambasadën e saj në Prishtinë vitin e ardhshëm. Shkëmbimet mes dy vendeve janë rritur dhe ne do të mbajmë “Javën e Kulturës Japoneze” së shpejti në Kosovë. Fillim i mbarë i vizitës sime që po marr pjesë në Ceremoninë e Kurorzimit të madhërisë së tij Perandorit Naruhito.”, ka shkruar Thaçi në postim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/japonia-do-te-hap-ambasaden-e-saj-ne-kosove-vitin-e-ardhshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala