Janjeva në krizë për uje, banorët furnizohen vetëm në 3 të natës

Autori:Gazeta Fjala

no_water_mangaluru (1)

Qytetarët e Janjevës, në Komunën e Lipjanit, në tre të natës zgjohen nga shtrati për të zënë radhën te vendi ku burojnë dy çeshme nga bjeshkët.

Kjo është mënyra e vetme e tyre që të furnizohen me ujë, shkruan Gazeta inFokus.

Në lagjen “Dubrovniku” banorët kanë harruar se kur kanë pasur ujësjellës në shtëpitë e tyre.

Banori i kësaj lagjjeje, Shemsi Gajtani për Gazetën inFokus ka thënë se ka raste kur dy javë nuk kanë ujë.

“Bunare, puse nuk kemi sepse është lagje gurore. Ne me ka dhjetë ditë dy javë nuk kemi ujë. Me ardh në ora dy të natës, tre të natës i ke njerëzit duke pritnë rend në dy qeshme që vijnë me ramje të lirë prej bjeshkës. Ato dy qeshme e furnizojnë këtë lagje. Bahen dy orë deri të mbushet një kantë 10 kilogram”, ka thënë Gajtani i mllefosur me gjendjen.

Ai shtoi se edhe një gyp i ujit në hyrje të Janjevës ka shpërthyer, i cili po ua pamundëson furnizimin me ujë.

“Në anën e poshtme të lagjes keqpërdoret uji në mënyre ilegale dhe qe tri ditë ka shpërthyer një gyp i ujit në ara dhe askush nuk vjen të merret me atë punë ndërsa ne në lagje jemi duke vuajtur për ujë.

Ujin edhe kur e lëshojmë e ka ujë vetëm ka gjysmë ore”, ka thënë ai.

Gajtani ndonëse nuk ka ujë të mjaftueshëm thotë se i ka kryer obligimet e pagesave ndaj ujësjellësit.

“Une personalisht jam zero zero me pagesa. Kemi pas probleme një vjet e gjysmë që skemi pas kokërr uji, pastaj kur intervenun diçka menjëhere na u fryn fakturat ka 150 euro

Shpirti na ka ardh me dal, po më vjen me marr familjen edhe me dal në naj shator diku edhe me ik prej ksaj gjendje, është tmerr këtu.

Stinës së verës kemi gjithmonë probleme por edhe dimrit nuik qëndrojmë aq mirë”, përfundoi ai.

Kërkesave dhe ankesave të shumta  nga banorët e lagjes “Dubrovniku”, Komuna nuk iu është përgjigjur asnjëherë.

Gjendje e njejtë është edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Bile, Komuna e Gjilanit dhe e Prishtinës kanë bërë thirrje vazhdimisht që uji të kursehet vetëm për gjëra të nevojshme pasiqë niveli i liqeneve ka rënë dukshëm për shkak të temperaturave të larta./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/janjeva-ne-krize-per-uje-banoret-furnizohen-vetem-ne-3-te-nates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala