Janari është muaji më i mirë për të blerë shtëpi

Autori:Gazeta Fjala

key-850x541

Pranvera dhe vera historikisht janë periudhat më të preferuara për të blerë shtëpi. Moti është i nxehtë, inventari është më i lartë dhe shkolla është drejt përfundimit ose ka mbaruar. Por ata që blejnë gjat sezonit të pikut përballen me konkurencën dhe çmime më të larta. Blerësit të cilët shfrytëzojnë motin e ftohtë përfitojnë në shumë mënyra duke blerë një shtëpi tani.

Një studim i NerdWallet i bërë në shtator të vitit 2016 ka thënë se në këtë periudhë ka më pak konkurrencë. Studimi gjithashtu ka treguar dhe çmimet e shtëpive në janar të cilat janë më të ulëtat gjat vitit. Dhe në vitin 2017, me rritjen e çmimit të hipotekës, ka disa arsye pse janari është periudha më e mirë për të blerë një shtëpi.

Çmimet kanë tendencën të rriten

Vlera e shtëpive në janar ka një diferencë shumë të madhe krahasuar me blerjet në periudhën e verës. Në këtë raport, NerdWallet ka analizuar çmimet e shitjeve të shtëpive në periudhën janar-shkurt të cilat ishin 8.45% më të ulëta krahasuar me periudhën nga qershori në gusht.

Konkurrenca e ulët

“Ti përballesh me pothuasje gjysmën e konkurrencës me të njëjtën sasi të inventarit në treg,” ka thënë Jonathan Smoke, kryeekonomisti i Realtor.com. Kjo do të thotë se më pak shtëpi me oferta të shumta dhe më shumë mundësi për të negociuar me shitësit.

Norma e hipotekave pritet të rritet

Normat e hipotekës filluan të rriten në vjeshtë të 2016-tës. Këtë vit, ekspertët e ekonomisë presin rritje të mëtjeshme dhe kjo do të thotë pagesa më të larta për pronarët e rinj të shtëpive.

“Ndërkohë që ne presim pranverën dhe verën e vitit 2017, ka një arsye tjetër për të bërë blerje në janar dhe shkurt,” tha Smoke.

Me normën e hipotekës që do të jetë e ulët gjithë vitin – dhe konkurrencën e pakët dhe çmimet e ulëta – janari është periudha ideale për të bërë blerjen tuaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/janari-eshte-muaji-me-i-mire-per-te-blere-shtepi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala