Jakup Krasniqi i reagon Kadri Veselit: A ka në Kosovë skena të Sirisë?

Autori:Gazeta Fjala

jakup-krasniqi1

Të qenët në krye të institucioneve të larta të shtetit, përveç që është një lloj privilegji, konsideroj që është shumë më shumë – përgjegjësi, përgjegjësi jo vetëm për familjen tënde, grupin tënd a partinë që e drejton.

Kështu shkruan ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën.

Nuk ka fije dyshime, Kosova ka shumë probleme, probleme të trashëguara e të krijuara nga padija, nga pa përgjegjësia dhe nga makutëria e njerëzve të veshur me pushtet. Nga Kosova kanë ikur shumë njerëz, ata ikin përditë për shkak se këtu nuk e shohin perspektivën e tyre për punë e siguri, por Kosova sot nuk është Siri. Në vitet e Luftës Çlirimtare ishte Siri, por atë e bëri Serbia, politika e saj e gjenocidit, politikë që e donte Kosovën pa shqiptarë. Prandaj ia vuri zjarrin çdo gjëje. Ashtu siç ia vunë zjarrin Sirisë, Asadi e ISIS-i.

Institucionet e shtetit, drejtuesit e shtetit, për shkak te informacioneve që i kanë, janë të parët që duhet të ndalojnë çdo aktivitet, te kujtdo qoftë, që ta pengojnë e parandalojnë çdo përpjekje për ta bërë Kosovën Siri. Nëse kryetari i Kuvendit dhe kryeministri dhe çdo institucion tjetër i sigurisë kombëtare, janë të obliguar që t’i marrin masat parandaluese kundër secilit që i “pëlqejnë skenat e Sirisë”. Nëse është thënë sa për të thënë, është gabim i madh.

Vërtet, kujt po i “pëlqejnë skenat e Sirisë”?! Nuk e di kujt i drejtohet kjo, por pse nuk është vendi të thuhet e nuk ka asnjë argument, jam më se i bindur. Veç amani ju koftë, ligji le të veprojë për të gjithë uzurpuesit njësoj! Mos e ndillni Sirinë, për të cilën gjendje atje fajin e ka Asadi!

Qytetarëve që kanë vendimet e gjyqit për t’i liruar banesat nuk besoj që iu “pëlqejnë skenat e Sirisë”?!

Mjaftë nga vuçiqët po na vijnë akuza të tilla. Se paku ne mos t’ua vërtetojmë?!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jakup-krasniqi-i-reagon-kadri-veselit-a-ka-ne-kosove-skena-te-sirise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala