Jakup Krasniqi dorëzon mandatin e deputetit

Autori:Gazeta Fjala

10923283_707246229391682_6003539079274434301_n

Ish Kryetari i Kuvendit dhe tash deputeti i NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi ka njoftuar se tërhiqet nga deputeti i Kuvendit, për t’i liruar vendin një deputeti tjetër. Ai këtë njoftim e ka bërë në faqen e tij në Facebook. “Përveç motivit të përgjithshme për tu marrë me politikë, për të kontribuar për vendin me përvojën e fituar nder vite, mbetja në politikë apo ambicie politike për motive personale nuk kam, pasi në ketë plan kam realizuar më shumë sesa kam synuar”, ka shkruar më tej Krasniqi. Ai ka njoftuar se do të vazhdojë të qendrojë tek supbjeti politik – NISMA për Kosovën. “Ketë nuk do të nguroj ta bëjë derisa te me punoj mendja dhe shëndeti”, ka thënë Krasniqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jakup-krasniqi-dorezon-mandatin-e-deputetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala