Jahjaga uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Autori:Gazeta Fjala

largea_atifete-jahjaga-645-fb11364581233

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka uruar qytetarët e vendit me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Uroj që në shtëpitë tona të mbizotërojë dashuria, paqja, dhe harmonia. Në këtë Kurban Bajram, uroj që të bëhëmi më solidarë me ata në nevojë dhe më tolerantë ndaj atyre që janë ndryshe. Le t’i kultivojmë këto vlera të shoqërisë sonë për një të ardhme të përbashkët më të mirë. Shpresoj që Zoti të dëgjojë lutjet tona dhe të na ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore në tokë”, thuhet në urim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jahjaga-uron-qytetaret-per-festen-e-kurban-bajramit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala