Jahjaga reagon ndaj letrës së Ivanovit

Autori:Gazeta Fjala

presidentja

Letrës së presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dërguar liderëve botërorë, përmes së cilës fajëson Kosovën për mosreagim ndaj përleshjes së armatosur në Kumanovë, i është përgjigjur Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Këshilltari i Jahjagës, Arbër Vllahiu, ka thënë për lajmi.net se presidentja e vendit, menjëherë pas ngjarjeve në Maqedoni, ka mbajtur komunikim të rregullt me bartësit e institucioneve relevante në vend

Mirëpo, në prononcimin për lajmi.net, Vllahiu nuk ka dhënë detaje lidhur me ndonjë angazhimi të mundshëm të parës së vendit, si kundërpërgjigje ndaj letrës së Ivanovit.

“Presidentja Jahjaga në vazhdimësi të zhvillimeve në Maqedoni ka mbajtur komunikim të rregullt me bartësit tjerë të institucioneve relevante në Kosovë dhe ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve, duke kërkuar nga palët të përmbahen nga dhuna. Presidentja Jahjaga ka bërë thirrje për hetim transparent dhe kredibil të ngjarjeve në Maqedoni dhe ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të vendit për ofrim të ndihmës në zbardhje të plotë të zhvillimeve në qytetin e Kumanovës”, tha Vllahiu.

“Ripërsërisim edhe njëherë faktin se Republika e Kosovës mbetët e përkushtuar për një Maqedoni shumetnike, stabile, të përkushtuar për të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, e orientuar fuqishëm në rrugën euroatlantike, që ndërton dhe respekton marrëdhëniet e mira fqinjësore si një parakusht i integrimeve”, ka thënë Vllahiu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jahjaga-reagon-ndaj-letres-se-ivanovit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala