Jahjaga: Në veri kam qenë dhe do të shkoj sërish

Autori:Gazeta Fjala

atifete_jahjaga_intervista_dielli.al_

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, sot në Vushtrri ka thënë se shpreson që si të gjitha komunat tjera të Kosovës edhe ato ne veri do ta shfrytëzojnë rastin e iniciativës së ndërmarrë nga Oda Ekonomike e Kosovës, Gjermane dhe ajo Amerikane, për të zhvilluar takime, si dhe për t’i adresuar telashet dhe projektet e tyre.

E pyetur nga gazetarët nëse do ta vizitojë edhe këtë pjesë të vendit, meqë është në përfundim të mandatit të saj, ajo është përgjigjur shkurt, duke thënë se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë edhe atje.

E para e shtetit gjatë turneut të saj nëpër komunat e Kosovës, sot ka qëndruar në Fushë-Kosovë dhe Vushtrri, ndërsa do t’i vazhdojë vizitat edhe në Drenas dhe Skënderaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jahjaga-ne-veri-kam-qene-dhe-do-te-shkoj-serish/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala