Jahjaga dhuron fustanin për “Mendoj për ty” (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

20150515142313571

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë  në ngjarjen “Grumbullimi i Fustaneve/fundeve”, e organizuar në sheshin “Ibrahim Rugova në Prishtinë, qëllimi i së cilës është kontributi në instalacionin artistik “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Ngjarja është e organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga.

Me këtë rast, Presidentja Jahjaga, bashkë me organizatoret pranoi një numër fustanesh dhe fundesh të dhuruara nga personalitete të ndryshme dhe qytetarë, që iu bashkuan kësaj nisme.

Presidentja Jahjaga dhuroi fustanin e parë që do filloj fushatën mbarë kombëtare.

Pjesë e aktivitetit të sotëm ishin përfaqësues të institucioneve të vendit, deputete të Kuvendit të Kosovës, ambasadorë të shteteve të akredituar në Kosovë si dhe udhëheqës të misioneve ndërkombëtare.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jahjaga-dhuron-fustanin-per-mendoj-per-ty-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala