Jahjaga dhe Mustafa dënojnë përfshirjen e kosovarëve në incidentet në Maqedoni

Autori:Zekirja Shabani

jahja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa kanë dënuar përfshirje e kosovarëve në incidente në Republikën e Maqedonisë, që sipas tyrekanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe shteteve fqinje, duke vënë në sprovë paqen dhe sigurinë dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve.

Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Mustafa pas një takimi me kryeministrin Mustafa kanë bërë thirrje për hetim transparent dhe kredibil të ngjarjeve të fundit duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës të vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e tyre të plotë për të zbardhur këto zhvillime të fundjavës në qytetin e Kumanovës.

“Mekanizmat e drejtësisë dhe sigurisë të Kosovës kanë kërkuar nga homologët e tyre maqedonas detaje lidhur me incidentet e fundjavës dhe janë në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga ta”, thuhet në një kumtesë nga Presidenca.

Aty thuhet se Presidentja Jahjaga ka zhvilluar në vazhdimësi takime me kryeministrin Mustafa dhe krerët e mekanizmave të sigurisë për të diskutuar këto zhvillime dhe për të bashkërenduar veprimet institucionale brenda Kosovës, përfshirë ndërmarrjen e masave të sigurisë.

“Institucionet e Kosovës shprehin keqardhjen e tyre familjeve të viktimave dhe të lënduarve dhe bëjnë thirrje për respektim të plotë të ligjit dhe përmbajtje nga dhuna. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për një Maqedoni shumetnike, stabile, të përkushtuar për të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, e orientuar fuqishëm në rrugën evropiane dhe euroatlantike, me të cilën gëzon marrëdhënie të mira ndërshtetërore”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jahjaga-dhe-mustafa-denojne-perfshirjen-e-kosovareve-ne-incidentet-ne-maqedoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala