Jacobson: Rajoni bashkërisht të luftojë krimin dhe terrorizmin

Autori:Gazeta Fjala

15283755-1ff9-44c2-b4df-c0574fb4d1a2-mw1024-s-n

Krimi i organizuar ndërkufitar, migrimet dhe pjesëmarrësit në luftërat e huaja, mbeten shqetësuese për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar sot ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

Këto komente ajo i ka bërë gjatë konferencë në Prishtinë, të organizuar nga Programit Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale [ICITAP], e cila funksionon në kuadër të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Në konferencë po marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të policive nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Maqedonia.

“Në këtë rajon, në veçanti shqetësuese mbetet çështja e krimit të organizuar ndërkufitar, ajo e migrimeve të paligjshme… Së fundi, janë shqetësuese po ashtu edhe tendencat e luftëtarëve pjesëmarrës në luftërat e huaja në Siri dhe Irak për t’u kthyer në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekja për joshjen e të rinjve me ideologjitë ekstremiste”, ka deklaruar Jacobson.

E vetmja mënyrë që parandalon, por edhe i lufton këto krime komplekse, ka thënë ambasadorja amerikane, është bashkëpunimi ndërshtetëror në rajon, siç ishte organizimi i këtij programi. Për këtë qëllim, ajo tha se në takim po marrin pjesë edhe ekspertët nga Byroja Federale e Hetimeve [FBI], të cilët do t’u ofrojnë krerëve të policisë dhe prokurorive të shteteve të rajonit përvojat e tyre për ballafaqimin me krime të tilla.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/jacobson-rajoni-bashkerisht-te-luftoje-krimin-dhe-terrorizmin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala