Ja si bën pazar Agim Bahtiri me territorin e Mitrovicës (AUDIO)

Autori:Gazeta Fjala

agim bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri kishte pasur një kërkesë të çuditshme muajin e kaluar para asamblistëve.

Gazeta Blic e ka siguruar një audio- incizim, ku kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar autorizim nga ana e këshilltarëve komunal që të negocionte me serbët për shkëmbim territoresh.

Sipas këtij incizimi, i cili është konfirmuar nga burime të Gazetës Blic, Agim Bahtiri ka kërkuar që nëse autorizohet nga Kuvendi Komunal, atëherë Suhadollin t’ua jap serbëve, në këmbim të lagjes “Kroi i Vitakut” dhe “Lagjes së Boshnjakëve”. E gjitha kjo ka të bëjë me përcaktimin e kufijve administrativ ndërmjet komunës së Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore.

“A jeni ju të gjithë këtu që unë me hy në negociata që me ja dhanë Suhadollin edhe me ja marrë Korin e Vitakut dhe Lagjen e Boshnjakeve”. Këto janë saktësisht fjalët që Agim Bahtiri ka thënë para disa javësh në një mbledhje të Kuvendit Komunal, që dëshmohen edhe në audi- incizim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-si-ben-pazar-agim-bahtiri-me-territorin-e-mitrovices-audio/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala