Ja sa vota i mori Nisma në Lipjan në një vendotim pas rinumërimit (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-20-2

Procesi i rinumërimit të kutive të votimit po nxjerrë në pah gabimet që kanë bërë komisionerët në bartjen e të dhënave në formulare (FPR).

Rasti i fundit që konfirmon këtë është një vendvotim në komunën e Lipjanit, ku Nismës Socialdemokrate është dëmtuar për 28 vota.

Fillimisht në këtë vendvotim, Nismës në formular i ishin shkruar zero vota, ndërsa pas rinumërimit në figurojnë 28 vota.

Bëhet fjalë për vendvotimin me numër 1324E/01R në Lipjan.

Ky nuk është rasti i vetëm ku janë bërë gabime të mëdha në bartjen e të dhënave në formular.

Një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ka prezantuar dokumente ku Nisma është dëmtuar për 131 vota, ndërsa pas rinumërimit, ky gabim është përmirësuar duke i regjistruar këto vota.

Janë disa subjekte politikë, kandidatë për deputetë të cilët po kërkojnë rinumërim të votave duke parë defektin në formular, si dhe gabimet që janë bërë në bartjen e të dhënave.

Deri tash KQZ ka marrë vendim për rinumërim të pak më shumë së 800 kutive.

unnamed-21-3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-sa-vota-i-mori-nisma-ne-lipjan-ne-nje-vendotim-pas-rinumerimit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala