Ja sa mund të dënoheni nëse nuk keni e patentën e shoferit me vete

Autori:Gazeta Fjala

Leja_e_kerrit_985826

Nol Dedaj, ekspert komunikacioni, në Ora e Fundit në Klan Kosova, ka thënë se ligjet për komunikacionin rrugor janë me probleme të mëdha.

Ai ka deklaruar se ato kanë shumë mangësi, paqartësi dhe keqstrukturime, duke shkaktuar huti në shumë raste, njofton Klan Kosova.

“Mangësitë e ligjeve janë se janë përkufizuar në rregulla të njëjta. Për fat të keq ligji është përkthyer nga ligji i Maqedonisë dhe nuk plotëson kriteret teknike”.

Dedaj ka marrë shembull gjobën në rast të mungesës së patentshoferit, dhe dënimit që merret për mospagesë të saj, si tregues të “absurditetit” të ligjit, sic ka thënë ai.

“Gjobat kanë ndryshuar. Mungesa e patentshoferit tani do të gjobitet në vlerë monetare prej 500 deri 1500 euro. Por absurdi është se nëse nuk paguhet gjoba, atëherë personi dënohet me 40 euro”.

“Ligji nuk përshtatet me infrastrukturë. Po ashtu ai nuk ka ministri adekuate të cilit i atribuohet. Në ligjin e kaluar ka qenë i përfshirë një aneks, që ka rregulluar cështjen e trajnimit të drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-sa-mund-te-denoheni-nese-nuk-keni-e-patenten-e-shoferit-me-vete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala