Ja qfarë kërkojnë më shumë shqiptarët në google

Autori:Gazeta Fjala

google-485611_640

Ja se çfarë njerëzit duan të blejnë, bazuar mbi kërkimet që bëjnë më shpesh në Google. Habit Shqipëria…

Biznesi i rimodelimit të hundës ka shumë shanse të rezultojë një ndër më të suksesshmit në Shqipëri. Agjencia e vlerësimit dhe kërkimit Fixr ka krijuar një hartë që tregon se çfarë kërkohet më shumë në Google për çdo vend. Për të mbledhur të dhënat, Fixr futi në Google një pyetje të thjeshtë për çdo vend “sa kushton…*?”. Më pas përdorën Google për të përfunduar pyetjen e për të parë shprehjen më të kërkuar.
Në Shqipëri, pyetja më e kërkuar në Google është “se sa kushton një operacion plastik në hundë”.
Pyetja që bëjnë shqiptarët se sa kushton një produkt apo shërbim është shumë e ndryshme nga ajo që duan të dinë p.sh., amerikanët dhe gjermanët, që janë të orientuar nga ushqimi dhe pijet. Edhe vetë studimi e quan pyetjen e shqiptarëve një nga kërkimet më interesante në Europë.

Amerikanët hanë kryesisht ushqime fast food, gjermanët pëlqejnë birrën dhe çdokush në Australi bën serf. Mendoni se dini se cili është stereotipi i vendit tuaj? Mendojeni edhe një herë!

Disa rezultate interesante…

Njerëzit në Europë janë shumë praktikë, ata interesohen më së shumti për koston e birrës, jetesës, studimeve.

Në Afrikë, shumica e njerëzve kërkojnë produkte për nevojat jetike… kafshë, ushqime, karburant.

Brazilianët duan të dinë se sa kushton një … prostitutë.

Sa kushton të pilotosh një avion MiG – ishte kërkimi më i shpeshtë në Rusi.

Në Kuvajt njerëzit janë kureshtarë të dinë se sa kushton një Lamborghini.

Amerika e Veriut

Amerika e Veriut nuk duket një vend kaq interesant – njerëzit në vendet e Amerikës së Veriut kërkojnë për gjëra të mërzitshme.

Amerika e Jugut

Në Amerikën e Jugut, njerëzit pëlqejnë të argëtohen. Birra në Argjentinë, prostituta në Brazil dhe … më e bukura nga të gjitha, kapele Panama (kapele tradicionale) në Ekuador.

Europe

Jahtet në Monako; operacionet plastike të hundës në Shqipëri, avionet MiG në Rusi… këto janë disa nga kërkimet më interesante në Europë.

Azia

Japonezët janë të interesuar për bostanët.

Afrika

Pothuajse në të gjitha vendet e Afrikës, njerëzit shqetësohen për nevojat jetësore, duke përjashtuar Mauritaninë dhe Sierra Leonen.
Në Sierra Leone, produktet më të kërkuara janë diamantet, ndërsa në Mauritani, skllevërit.

Australia

Fertilizimi “in vitro” tërheq shumë interes në Australi, ndërsa ironikisht, vazektomia (procedurë kirurgjike që aplikohet për sterilizimin e mashkullit) është termi më i kërkuar në Zelandën e Re.

Antarktida-1

“Sa kushton toka” është argumenti më i kërkuar në Antarktidë.
Përgjigjja: Toka në Antarktidë nuk mund të blihet…

Sa kushton operacioni plastik i hundës

E për t’iu përgjigjur interesit të kërkimit në Google, rimodelimi i hundës në klinikat në Shqipëri kushton nga 1200-1800 euro (ETN Klinik 1200 euro; Luid Medical Center 1600 euro; Klinika Keit 1500 euro; Spitali Amerikan 1800 euro, etj)./monitor.al/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-qfare-kekrojne-me-shume-shqipraret-ne-google/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala