Ja pse na dridhen duart

Autori:Gazeta Fjala

shaky-hands-tremors-md

Dridhja e duarve është më e zakonshme sesa mund ta keni menduar dhe shkaqet e saj janë nga më të ndryshmet.

“Tremor” është emri që ekspertët i kanë vendosur dridhjes së duarve. Është një nga sëmundjet më të përhapura të sistemit nervor. Ajo zakonisht fillon tek duart dhe mund të përhapet edhe në krahë, kokë, zë, ose edhe në pjesë të tjera të trupit.

Tremori mund të shkaktohet nga një ndryshim në gjene (mjeku mund ta quajë mutacion), që do të thotë, nëse një nga prindërit e tuaj ka tremor, edhe ju mund të vuani nga i njëjti problem gjithashtu.

Disa raste shkaktohen edhe nga ndotja e ajrit dhe toksinat në ambient. Megjithatë duhet të bëhen më shumë kërkime për të kuptuar më mirë këtë lidhje, shkruan noa.al. Mosha është një tjetër faktor rrezikues. Edhe pse kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo moshë, njerëzit mbi 40 vjeç janë më të rrezikuar.

Prandaj gjasat rriten më shumë me kalimin e moshës. Stresi, lodhja dhe teprimi me kafeinën mund ta përkeqësojnë gjithashtu dridhjen e duarve. Në këtë pikë e keni vështirë të hani, pini, shkruani apo të kryeni veprime të tjera me duar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-pse-na-dridhen-duart/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala