Ja pse duhet të hani sa më shumë rrush

Autori:Gazeta Fjala

rrushi

Rrushi mbron nga mostretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.

Në vitin 1927 Dr. A Liebstein, mjek i famshëm nga Nju Jorku, duke ju drejtuar disa prej kolegëve të tij, të cilët e pyetën se çfarë mendonte për aftësitë kuruese të rrushit, tha: “Rrushi është ushqimi më ideal. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.”

Një vit më vonë Johanna Brandt, banore e SHBA-së, nxori në treg librin e saj me titull “The Grape Cure”(Terapia e rrushit), me anë e të cilit deshi të ndante me lexuesit historinë e saj personale sesi rrushi e ndihmoi të shëronte me sukses kancerin.

Disa mjekë kanadezë, pas provave të kryera në kushte laboratorike, arritën në rezultatin se rrushi përbën një armik të viruseve. Në këto prova ata përdorën rrushin në gjitha format e tij, d.m.th. rrush të freskët, rrush të thatë (stafidhe), lëng rrushi, si dhe verë të bardhë, të kuqe dhe rozë. Në vazhdim ata shtruan specimente virusesh në provëzën me agar lëngu rrushi, dhe vunë re se ai ndikoi në luftimin e poli-viruseve, si dhe virusit të herpesit. Megjithatë mbetet i panjohur fakti nëse rrushi ka aftësinë t’i luftojë viruset edhe brenda organizmit, e jo vetëm në kushte laboratorike.

Ky fryt i çmuar, përveç vlerave të tij të larta ushqimore, përmban edhe një substancë dizintoksikuese të quajtur taninë, e cila konsiderohet se lufton viruset dhe mund të absorbohet mjaft mirë prej zorrëve.

Gjithashtu, eksperimente të kryera në kafshë, arritën në përfundimin se lëngu i rrushit ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve.

Për shkak të sasive të mëdha të acidit kafeik, i cili është përbërës i substancës polifenolë (e cila është substancë dizintoksikuese), rrushi ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga kanceri.

Prova të kryera në SHBA ndër persona të moshës së tretë, treguan se stafidhet dhe rrushi lidhen ngushtë me uljen e përqindjes së vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-pse-duhet-te-hani-sa-me-shume-rrush/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala