Ja pse duhet të hani 3 kivi në ditë

Autori:Gazeta Fjala

kivi

Hipertensioni (presioni i lartë i gjakut) është një sëmundje e zakonshme dhe mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak se çon në rritje të sheqerit dhe shkakton goditje në zemër dhe shumë sëmundje të tjera.

Dieta e dobët ushqimore është shkak për presionin e lartë të gjakut dhe për këtë arsye duhet të kujdeseni mirë për të. Hani ushqime të shëndetshme, zvogëloni futjen e kripës, yndyrës dhe do të rregulloni tensionin e gjakut lehtësisht.

Një mënyrë e natyrshme e shëndetshme për të ulur presionin e lartë të gjakut është konsumimi i 3 kivi në ditë. Kivi përmban magnez, i cili ndikon në uljen e presionit të gjakut, si dhe antioksidantë. Përveç kësaj kivi ju bën mirë për trajtimin e hipertensionit dhe për shikimin.

Shoqata Amerikane e zemrës (American Heart Association), duke ju referuar kërkimit të bërë nga një spital në Oslo, Norvegji tregoi se nëse konsumohen 3 kivi në ditë për 8 javë rresht, luftohet hipertensioni. Studimi u krye në një kampion prej 118 pjesëmarrësish, të gjithë mbi 55 vjeç dhe kishin tension të lartë.

Ata u ndanë në dy grupe. Njeri prej grupeve konsumonte të detyruar, 1 mollë në ditë për 8 javë rresht ndërsa grupi tjetër 3 kivi në ditë për 8 javë rresht. Në përfundim rezultatet treguan se tek grupi që kishin përdorur kivi për 8 javë rresht, presioni i gjakut kishte rënë me 3.6 mm më pak sesa kishtë patur grupi tjetër që kishtë përdorur mollën, duke bërë që kivi të ulë keshtu tensionin e lartë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-pse-duhet-te-hani-3-kivi-ne-dite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala