Ja në çfarë banese jeton Besian Mustafa

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_29 (1)

Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa mund të jetë njëri nga ministrat me banesën më të vogël në Qeverinë Kurti.

Në bazë të të dhënave nga Agjencia kundër Korrupsionit, Mustafa ende jeton në një banesë 56 metra katrorë në Prishtinë bashkë me familjen e tij, shkruan gazeta inFokus.

Familja Mustafa ka blerë edhe një banesë tjetër në vitin 2016, por që është në pronësi të motrës dhe nënës së Besianit.

Megjithatë, të ardhurat e Mustafës në bazë të deklarimit të vitit 2018 kur ai ishte ende në Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve, nuk janë të vogla shkruan gazeta inFokus.

Në atë kohë ai kishte deklaruar se në disa banka posedon para të gatshme 43 mijë euro e afro 10 mijë dollarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-ne-cfare-banese-jeton-besian-mustafa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala