Ja kush pagoi 1 milion euro për leje ndërtimi në Prishtinë(DOKUMENT)

Autori:Gazeta Fjala

komuna-e-prishtines

Vetëm dy kompani kanë paguar më shumë se 1 milionë euro për tu pajisur me leje në Komunën e Prishtinës, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

 Janë kompania  “Arti Group” dhe “Royal”, që për leje ndërtimi, secila veq e veq kanë paguar më shumë se 500 mijë euro, shkruan Infokusi.com.
“Arti Group”  ka paguar 587 mijë e  829 euro për ndërtimin e një objekti afarist në lagjen Arbëria. Edhe kompania tjetër ka dhënë qindra mijëra euro për leje.

“Royal”  ka paguar 513 mijë e 729 euro për ndërtimin e një objekti poashtu afarist në lagjen Lakrishte.

Kështu thuhet në dokumentin që e ka siguruar portali Infokusi, mbi lejet që ka lëshuar Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit në vitin 2017.

Komuna e Prishtinës, në krye me Shpend Ahmetin, për një vit ua ka dhënë “dritën e gjelbër” 183 personave për ndërtimin e objekteve të banimit dhe atyre afariste për 8.3 milionë euro.

Kaq është numri i lejeve që ka lëshuar Drejtoria e Urbanizmit në kryeqytet për vitin 2017, dosjen e plotë të së cilave e posedon Infokusi.com.

Në mesin e atyre qe kanë marrë leje ndërtimi për komplekse banesore janë edhe individ dhe kompani të cilat dikur subjekti nga vjen kryetari Shpend Ahmeti i quante mafia e ndërtimit.

Në bazë të këtij dokumenti, në kryeqytet do të ndërtohen objekte në 563 mijë e 985 mijë metër katror sipërfaqe. E për lëshim të lejeve për ndërtim Komuna e Prishtinës ka përfituar 8 milionë e 371 mijë e 634 euro.

Në bazë të kësaj liste, më së shumti leje janë lëshuar gjatë muajve tetor, nëntor, dhe dhjetor.

Lejet janë lëshuar kryesisht për objekte individuale dhe objekte shumëbanesore-afariste.

Sipas këtij dokumenti, më së shumti për ndërtime në kryeqytet, lagjet që po preferohen nga qytetarët, janë ajo e Matit 1, Kalabrisë dhe Arbëria.

Portali Infokusi.com se shpejti do ta publikoj edhe listën e plotë të 183 ndërtuesve të cilët u pajisën me leje ndërtimi gjatë vitit të kaluar. /INFOKUSI/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-kush-pagoi-1-milion-euro-per-leje-ndertimi-ne-prishtinedokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala