Ja kush janë përfituesit më të mëdhenj nga rritja e pagave

Autori:Gazeta Fjala

pagat-rriten-p-euml-r-25-p-euml-r-qind_hd

Ministrat, zëvendësministrat, por edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës do të përfitojnë më së shumti nga vendimi i Qeverisë për rritje të pagave prej 4 për qind nga një janari i vitit që vjen.

Por, nga ky vendim do të përfitojnë shumë pak shërbyesit civilë, ku paga e tyre sillet prej rreth 400 euro.

Nga një janari i vitit që vjen pagat e shërbyesve do të rriten nga 15 deri në 20 euro, derisa pagat e ministrave, zëvendësministrave, por edhe të deputetëve të Kuvendit do të rritën prej më shumë se 70 euro në muaj.

Ish-ministri i Financave, Agim Krasniqi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se padrejtësitë dhe gabimet po rriten me rritjen e pabarabartë të pagave ,shkruan sot, gazeta Zeri.

U sqarua në shifra se sa do të rriten pagat në sektorin publik. U tha se do të rriten 4% për të gjitha kategoritë. Kjo do t’i rritë te pjesa me e madhe e shërbyesve publikë pakënaqësitë jo për rritje të pagave, por për thellim të dallimeve mes pagës minimale dhe asaj maksimale e për më keq edhe në mes të pagës mesatare dhe asaj maksimale”, ka shkruar ai...

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-kush-jane-perfituesit-me-te-medhenj-nga-rritja-e-pagave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala