Ja kush e hodhi bombën në shtëpinë e drejtorit të RTK’së

Autori:Gazeta Fjala

mentor buzhala

“Rugovasit” kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.

Një email ‘[email protected]’, ka arritur në adresën e lajmi.net, ku thuhet se marrin përgjegjësinë për sulmin me bombë ndaj drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, transmeton lajmi.net

Në këtë letër thuhet se ky sulm ishte veç paralajmërim dhë nëse Shala nuk jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të RTK-së, jeta e tij do të jetë në rrezik.

Poashtu, “Rugovasit” kanë i kanë bërë thirrje Qeverisë që t’i marr “seriozisht para se të ketë viktima”.

Të njëjtët morën përgjegjësinë edhe për sulmin në objektin e RTK-së.

Letra e plotë:

Sulmi ndaj Mentor Shals ishte vec paralajmerim. Nese ai njeri nuk jep meniher dorheqje pej RTKs, jeta e tina esht ne rrezik.

Aj njeri e ka ba rtkne televizion qe ia man anen veq qeverise.

Ai nuk po e qet opoziten veq pse po flet kundra demarkacjonit. Sidomos Vetvendosjen ku ia ka ndalu edhe ivtervisten qe ka pas me majt.

I bejm thirrje qeverise me na marr seriozisht dhe mos me e ba demarkacionin, para se me pas viktima.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-kush-e-hodhi-bomben-ne-shtepine-e-drejtorit-te-rtkse/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala