Ja kur do të bie sërish borë në Kosovë?

Autori:Gazeta Fjala

prishtina-650x358
I ftohti siberian do të vazhdojë ta shoqërojë vendin tonë deri në mesin e javës së ardhshme.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i tha lajmi.net, se nga pasditja e sotme, e mërkurë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga  jugperëndimi të cilat do ta zbusin këtë acar.

“Reshje bore pritet të ketë edhe javën e ardhshme me intensitet më të shtuar, por që temperaturat e ulëta nuk do të jenë si ditëve të javës së kaluar, ato do të lëvizin ndërmjet -12 deri -4  gradë celsius”, tha Aliu.

Sipas “accuweather.com”, sajti i specializuar në parashikimin e motit, vendi ynë do të ketë temperatura minus gradë deri të mërkurën e javës së ardhshme, ndërsa më pas do të ketë ngritje të lehtë të temperaturave.

Sipas parashikimit të Accuweather, sonte temperatura në Prishtinë do të jetë -20 gradë.

acuu1

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-kur-do-te-bie-serish-bore-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala