Ja deri ku shkon budallallëku i Serbisë

Autori:Zekirja Shabani

aeroporti-768x386

Një kumtesë, më shumë qesharake se sa cinike, e publikuar sot nga medie serbe, mëton ta bëjë të vërtetë një lajm të rremë të publikuar dje “se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për fluturime civile”.

Kumtesa thotë se “Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur që nga 6 maji i vitit 1999”.

Sipas saj, ky status i Aeroportit të Prishtinë ende është në fuqi në Serbi.

Kumtesa shton se çështja e normalizimit të trafikut ajror në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të forumeve ndërkombëtare në të cilat Serbi merr pjesë aktivisht.

“Si rezultat i këtyre bisedimeve, në vitin 2014 është hapur shtresa e sipërme e hapësirës ajrore e Kosovës me ç’gjë është lejuar që fluturaket të kalojnë nëpër këtë hapësirë. Në forume po vazhdojnë bisedimet për hapjen e shtresës së poshtme të hapësirës ajrore të Kosovës” përfundon kumtesa.

Ndoshta do përkujtuar se ky Aeroport është i vërtetë i mbyllur, por vetëm për Serbinë./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-deri-ku-shkon-budallalleku-i-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala