Ja çka ka thënë Remi për Gjykatën Speciale tri vjet më parë

Autori:Zekirja Shabani

Lajme-2-1-768x384

Ish komandanti i UÇK’së ,Rrustem Mustafa – Remi ka pranuar ftesën për të dëshmuar në Gjykatën Speciale me datë 14 janar, shkruan gazeta inFokus.

Remi, vite më pare kishte shkruar se Gjykata Speciale do të merret më shumë me krimin e organizuar të pasluftës dhe me krimet ekonomike se sa me luftën e pastër të UÇK’së.

“Gjykata Speciale do të ketë punë më shumë me krimin e organizuar sidomos atë ekonomik i cili ka bllokuar proceset zhvillimore në vend”, ka shkruar Remi.

Lexojeni te plote reagimin

Specialja përtej pretendimeve të periudhës së luftës!
Gjykata Speciale do të përfundojë shpejt me të përfolurat apo pretendimet e kohës së luftës, për udhëheqësit e luftës për liri.
Në Kosovë, nga ana jonë nuk ka ekzistuar asnjë plan për krime lufte.
Bota demokratike e di këtë.
Gabime individësh ndodhin kudo, por rruga e vetme që këto gabime të trajtohen si të tilla është një vendim kredibil gjyqësor nga një gjykatë kredibile.
Nga ky proces nuk demtohet askush,
UÇK – ja, JO,JO e JO.
Gjykata Speciale do të ketë punë më shumë me krimin e organizuar sidomos atë ekonomik i cili ka bllokuar proceset zhvillimore në vend.
Duke lejuar mundësi, janë përdorur mekanizmat e shtetit për të krijuar kapital të madh në duar të njerëzve jo meritor, monopole të cilat kanë deformuar tregun dhe kanë dëmtuar iniciativën e lirë.
Ligjshmëria duhet të shtrihet në vendin tonë dhe kjo nuk mund të bëhet pa veprimin e një mekanizmi gjyqësor të modelit perëndimor.
Unë besoj se kjo do të ndodhë, pra, do t’i hapet rruga zhvillimit të vendit dhe perspektivës për qytetarët tanë.

Gusht 2015

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-cka-ka-thene-remi-per-gjykaten-speciale-tri-vjet-me-pare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala