Ja çfarë thotë Haradinaj për Shpend Ahmetin

Autori:Gazeta Fjala

ramushash-650x358

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj duke folur për zhvillimet aktuale me të cilat po përballet shteti i Kosovës ai ndër tjerash ka folur edhe për punën e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Haradinaj e ka cilësuar si të veçantë kreun e Komunës së Prishtinës dhe nuk e ka mohuar se ardhja e këtij të fundit do të ishte një nder për partinë e tij.

Haradinaj tha se Shpend Ahmeti është i suksesshëm, por që për momentin nuk janë të fokusuar që të bëjnë përpjekje që atë ta marrin në AAK.

“Sigurisht që ardhja e Shpend Ahmetit do të ishte nder për partinë tonë, por për momentin s’jemi te fokusuar në këtë gjë”, tha ai në Info Box të Dukagjinit./lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-cfare-thote-haradinaj-per-shpend-ahmetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala