Ja çfarë përmban aneksi që deputetët e LDK’së i propozuan Delawies e Apostolovës

Autori:Gazeta Fjala

delawie kuvend

Ambasadori amerikan, Greg Delawie dhe shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalia Apostolova kanë mbajtur takim me deputetët e LDK’së.

U raportua se ky takim po mbahet për t’ju bërë presion deputetëve të LDK’së për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërsa mësohet se në këtë takim, grupi prej 17 deputetësh të LDK’së u propozuan Delawies e Apostolovës idenë për një aneks Marrëveshje me Malin e Zi.

Deputetët e LDK’së kërkuan që këtij propozimi t’i shtohet një aneks, sipas të cilit pas dy vitesh do të hapej sërish çështja e vijës kufitare, shkruan Periskopi.

Kulla e Zhlepit dhe Çakorri janë zonat kufitare që këta deputetë duan të rishqyrtohen, pasi pretendohet se në këtë pjesë Kosova ka humbur disa hektarë tokë, që kanë kaluar në pronësi të Malit të Zi.

Më parë u raportua se këta deputetë të LDK-së i kanë sqaruar kryeministrit Mustafa se kësisoj ata do ta votonin Demarkacion, procedimi i të cilit është paralajmëruar të ndodhë nesër.

Kjo sipas tyre do ta shpëtonte koalicion me PDK’në nga shpërbërja e tij, pas sinjaleve të këtyre të fundit se në rast se LDK’ja nuk siguron votat për votimin e kësaj marrëveshje, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ndërsa, Qeveria paralajmëroi se nesër pas seancës të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa, do të mbahet mbledhja e Qeverisë, në të cilën pikë e rendit të ditës do të jetë projektligji i Demarkacionit me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ja-cfare-permban-aneksi-qe-deputetet-e-ldkse-i-propozuan-delawies-e-apostoloves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala