Izetbegoviq: Nuk kam thënë se do ta njohim Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

izete-640x358

Deklarata e anëtarit boshnjak i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq se vendi i tij duhet ta njohë Republikën e Kosovës s’po del të jetë krejtësisht i vërtetë.

Kështu të paktën thuhet në një reagim të Izetbegoviqit bërë për mediat boshnjake.

Ai ka thënë se intervista për agjencinë gjermane “Deutsche Welle” është shtrembëruar nga portali “Tanjug”, i cili, sipas tij, citoi gabimisht dhe e nxori jashtë kontekstit dhe të njëanshëm.

“Ky medium ka shtrembëruar thelbin e deklaratës”, thuhet në një njoftim për shtyp nga Kabineti i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Bakir Izetbegoviç.

Tutje, në reagim thuhet se në vend që të korrigjohet ky “lajmin i rremë” që ata kanë postuar, Tanjug vazhdoi të mashtronte publikun, të nxjerrë fakte dhe të bënte gënjeshtra të reja.

Presidenca sqaron se qëllimi i këtij mediumi është që të keqësoj marrëdhëniet midis Bosnjës e Hercegovinës me Serbinë. Pra, për të hedhur një hijet dhe atmosferë të keqe në prag të vizitës së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës në Beograd”, përfundon deklarata.

Ndryshe, e përditshmja gjermane “Deutsche Welle citoi se Izetbegoviqi deklaroi se “Kosova deri më tani duhet të njihet por se ajo kërkon një konsensus në nivel shtetëror”.

I pyetur për “po” ose “jo” për të përgjigjur nëse BiH do ta njohë në një moment Republikën e Kosovës, Izetbegoviç tha: “Unë shpresoj kështu”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/izetbegoviq-nuk-kam-thene-se-do-ta-njohim-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala