“Izetbegoviq e ka të qartë dëshirën për të pranuar Kosovën”

Autori:Gazeta Fjala

auto_13izetb1510585619-650x358

Kreu i grupit parlamentar të SNS, Aleksandar Martinoviq, ka thënë se nuk është i befasuar me shpërthimin diplomatik të përfaqësuesit të Bosnjës dhe Hercegovinës në konferencën e djeshme për shtyp në Beograd duke theksuar se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka treguar tolerancë të jashtëzakonshme.

“Duket se Bakir Izetbegoviq erdhi në Beograd me qëllim që të mos bien dakord për çdo çështje që janë të rëndësishme për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinë”, tha Martinoviq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, tashmë është e qartë se deklarata e fundit Izetbegoviqit për njohjen e Kosovës nuk ka qenë e interpretuar gabim, as nuk ishte e dalë nga konteksti, shkruan Tanjug.

Kujtojmë, se anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq ka thënë se BeH do të njohë njëanshëm pavarësinë e shpallur të Kosovës, një punë që kaherë është dashur ta bëjë, raportojnë mediat e Beogradit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/izetbegoviq-e-ka-te-qarte-deshiren-per-te-pranuar-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala