Ivanov fajëson Kosovën për rastin e Kumanovës

Autori:Gazeta Fjala

Gjorge-Ivanov-president-i-Maqedonisë-650x358
Pushteti në Maqedoni ka nisur një fazë të re të propagandës anti-Kosovë, pas përleshjes së armatosur në Kumanovë dhe zhvillimeve të fundit politike në këtë shtet.

Presidenti i këtij shteti, Gjorge Ivanov, ka nisur një letër te presidentët e shteteve anëtare të OKB-së, me anë të cilës dëshiron që fajin kryesor për konfliktin e 9 majit në Kumanovë, t’ia vë Kosovës dhe disa politikanëve shqiptarë këtu.

Burime diplomatike të lajmi.net, të cilët kanë arritur ta shohin letrën, kanë bërë të ditur se, Ivanov përmes saj, po nisë një propagandë ndërkombëtare kundër Kosovës, duke e akuzuar shtetin e tij fqinjë se nuk ka ndërmarr masa për parandalimin e përleshjes së armatosur në Kumanovë.

Në letrën e Ivanovit, e cila përmban disa pika “sqaruese” për ngjarjen e Kumanovës, shpjegohet se gjoja, njerëzit që kanë ndërmarr aksionin në Maqedoni kanë qenë të lidhur ngushtë me disa liderë politikë të Kosovës. Siç duket, Ivanov këtu aludon në lidhjen e disa prej luftëtarëve të Kumanovës me AAK-në dhe liderin e saj Ramush Haradinaj.(lajmi.net)

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ivanov-fajeson-kosoven-per-rastin-e-kumanoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala