Ismet Munishi: Kosova A të luajë kundër formacionit më të mirë të Superligës së Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

munishi-1-804x460

Ismet Munishi është njëri ndër promotorët më të mirë të futbollit vendor, derisa ai ka qenë zë kritik i vazhdueshëm në lidhje me mos thirrjen e futbollistëve nga Superliga e Kosovës në Përfaqësuesen A.

Tekniku i njohur kosovar ka dhënë një propozim të veçantë duke kërkuar një ndeshje revyale ndërmjet Përfaqësueses A të Kosovës dhe formacionit më të mirë nga Superliga e Kosovës që do përzgjidhej nga gazetarët sportiv.

“Futbolli i Kosovës është duke u getoizuar vazhdimisht nga Përfaqësuesja A e Kosovës. Unë i heç kapelën selektorit nëse i fton dy apo tre futbollistë nga Superliga e Kosovës që ka mundësi. Nëse mendojnë që nuk ka mundësi, le ta bëjnë ata reprezentacionin, e bëjnë edhe gazetarët reprezentacionin e djemve në Superligë dhe e shohim një përballje. Unë e kam kërkuar moti këtë përballje. Lojtarët e ligës së Kosovës meritojnë më shumë rrespekt, sepse liga e Kosovës, sidomos në dy vitet e fundit ka shumë ngritje dhe shumë përmisime”, deklaroi Munishi në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”.

Munishi gjithashtu ka thurur lavde për selektorët e moshave të reja të Kosovës që kanë arritur me sukses të inkorporojnë futbollistë që luajnë në ligën e Kosovës dhe kanë patur mjaft sukses.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ismet-munishi-kosova-a-te-luaje-kunder-formacionit-me-te-mire-te-superliges-se-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala