Ismaili: Trajtimi i të sëmurëve me kancer, 24 orë, në shtatë ditë të javës

Autori:Gazeta Fjala

urani1-650x358

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili e ka mbajtur fjalën. Ai ka thënë sot se nga nesër do të fillojë ofrimi i shërbimeve 24-orëshe, në shtatë ditë të javës, edhe për të sëmurët nga kanceri, në Klinikën e Onkologjisë.

Postimi i plotë i Ismailit në facebook:

Trajtimi i të sëmurëve me kancer, 24 orë, në shtatë ditë të javës

Nga nesër do të fillojë ofrimi i shërbimeve 24-orëshe, në shtatë ditë të javës, edhe për të sëmurët nga kanceri, në Klinikën e Onkologjisë.

Falënderim të veçantë për personelin mjekësor të kësaj Klinike, të cilët, përveç punës së jashtëzakonshme deri më sot, janë mobilizuar që të ofrojnë këto shërbime shumë të nevojshme për qytetarët tanë.

Është obligim i imi si ministër, por edhe i personelit mjekësor, që të jemi afër qytetarëve tanë në momentet kur ata kanë nevojë. Së bashku, do ta dërgojmë deri në fund misionin për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi. 🔝#AfërQytetarëve

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ismaili-trajtimi-i-te-semureve-me-kancer-24-ore-ne-shtate-dite-te-javes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala