Ismaili: S’ka qetësi pa u zbardhur dyshimet për vdekjet në QKUK

Autori:Gazeta Fjala

qkuk-prishtine1-629x330_1507298522-7171164

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se janë duke punuar që të zbardhen shkaqet e vdekjeve të dyshimta në QKUK. Ai madje ka bërë me dije se deri të zbardhen këto vdekje nuk do të ketë qetësi.

“Ne jemi në dorë të prokurorisë dhe organeve të rendit. Unë kam kërkuar që të mos ndalen hetimet dhe të kemi një përgjigje. Nuk do të ketë rehati as tek unë, dhe as te qytetarët por as te shumë punëtorë shëndetësor në qoftë se ne nuk arrijmë ta gjejmë përgjegjësin ose fajtorin se si ka rrjedh kjo situatë. Domethënë jemi duke e pritur prokurorinë dhe policinë”, ka thënë ministri Ismaili në RTK

Përgjegjësi për këto vdekje kishte kërkuar edhe kryeministri Hardaniaj. Ai madje pati vizituar dy herë QKUK, ku edhe pati thënë se duhet të dihet e vërteta e shkaqeve që kanë quar në vdekje të pacientëve,

Ndryshe, 4 vdekje të dyshimta ndodhën ditë më parë në QKUK e të cilat po hetohen.

Dyshimet ishin hedhur mbi përdorimin e gazit oksidol, por që akoma nuk është vërtetuar derisa të kthehen rezultatet e analizave nga Shqipëria.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ismaili-ska-qetesi-pa-u-zbardhur-dyshimet-per-vdekjet-ne-qkuk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala