Ismaili: Kriminelët e Vetëvendosjes e sulmuan bashkëshorten e Stavilecit

Autori:Gazeta Fjala

uran ismaili
Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, e ka dënuar sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit në detyrë të zhvillimit ekonomik , Blerand Stavileci.
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka akuzuar direkt Lëvizjen Vetëvendosje për sulmin ndaj Vitore Metaj Stavileci, raporton lajmi.net

“Kriminelët e Vetëvendosjes kanë sulmuar dhe e kanë rrahur brutalisht bashkëshorten e Blerand Stavilecit. Ajo pas lëndimeve të marra po trajtohet në QKUK. Kjo është një ngjarje e rëndë nga kriminelët që duan të terrorizojnë të gjithë që nuk mendojnë si ta”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka pretenduar se gruas së Stavilecit nga sulmuesit i është që ky i fundit të hesht dhe të mos flet në lidhje me gjendjen në komunën e Prishtinës.

“Stavileci ka qenë njëri nga zërat më të theksuar në gjendjen në komunën e Prishtinë, kurse pas sulmit Vitores i është thënë që t’i përcjellë porosi të qarta duke i thënë që të mos flet se ai ka folur shumë dhe do ta shohim se a do të flas pas këtij veprimi”, ka shtuar nënkryetari i PDK-së.

Edhe deputetja, Blerta Deliu-Kodra ka akuzuar VV-në duke thënë se ky sulm tregon edhe njëherë ideologjinë siç ka pretenduar ajo kriminale të kësaj partie.

“Ky sulm tregon për ideologjinë kriminale të VV-së vetëm e vetëm që të arrijnë qëllimet e sëmura. Më së paku është demokratike, parti e cila flet për dialog dhe asnjëherë so për dialog, flet për shtetin dhe po vazhdon të punojnë kundër shtetit”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sulmuesit të vihen para drejtësisë.

Në këtë konferencë është bërë e ditur se sot Blerand Stavileci dhe bashkëshortja e tij, e kanë pasur përvjetorin e martesës dhe kanë pasur plane ta festojnë bashkë me një drekë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ismaili-kriminelet-e-vetevendosjes-e-sulmuan-bashkeshorten-e-stavilecit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala