Ismaili: Infermieret e Kosovës do të dërgohen në Slloveni për trajnime

Autori:Gazeta Fjala

Uran-Ismaili-Foto-EO2-650x358

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se pas një takimi me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, kanë marr vendim që të thellojnë bashkëpunimin në fushën e infermierisë.

Këto dhe deklarime të tjera, ministri Ismaili i bëri në një intervistë ne Radio Dukagjini, në kuadër të emisionit ‘Magazina’.

“Dje kemi pasur një takim me ish ministrin slloven, i cili është i angazhuar si konsulent në Kosovë. Jemi duke përgatitur plane, do të shohim shumë shpejtë dy eksperte të infermierisë që do të vijnë në Kosovë. Dhe kështu do të fillojnë hapat e parë, do të fillojnë investimet e para në trajnimet e ndryshme që do të ndodhin në infiermeri. Por, po ashtu siç e kam cekur, do të shkojnë edhe në vizita studimore dhe në vizita për trajnime në Slloveni”, tha ministri.

I pari i shëndetësi, ndër të tjera foli edhe për çështjet që duhet trajtuar me urgjencë në vitin 2018, ku tha se punën e parë që po mundohen ta rregullojnë është çështja e barnave.

Ai tha se këtë për zgjidhjen e këtij problemi duhet të fokusohen në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ismaili-infermieret-e-kosoves-do-te-dergohen-ne-slloveni-per-trajnime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala