ISIS kryqëzonë dy burra, shkak cigaret (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

isis - cigare

Dy burra u kryqëzuan publikisht nga ISIS, pasi ishin përpjekur për të sjellë duhan në Mosul, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për këtë janë publikuar edhe pamjet që tregojnë dënimin e tyre para turmës së njerëzve, pasi u akuzuan për kontrabandë.

Ata u qortuan sipas ligjit të grupit terrorist, i cili thotë se cigaret janë të paligjshme pasi shihen si një formë e vetëvrasjes, e cila është e paligjshme sipas ligjit të Sheriatit islam.

Nëse një person shpallet fajtor, shkruajnë mediat e huaja, dënimi i tij do të kryhet nga Hisbah – policia fetare e ISIS-it.

Ndryshe nga rastet e mëparshme të ISIS, autorëve iu kursyen jetën e tyre, dhe në vend të kësaj, u poshtëruan në publik.

Thuhet se Hisbah mund të ndëshkojë për çdo gjë që nuk është e konsideruar nga sheriati islam.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/isis-kryqezone-dy-burra-shkak-cigaret-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala