ISIS kërcënon Papën para festës së Krishtlindjeve

Autori:Gazeta Fjala

papa

I ashtuquajturi “Shteti Islamik” ka bërë një kërcënim të frikshëm kundër Vatikanit vetëm disa javë para se dhjetëra mijëra besimtarë të mblidhen për festën e Krishtlindjeve.

Një kanal pro-ISIS që merret kryesisht me propagandën e grupit terrorist, ka postuar një poster në të cilin përshkruhej një sulm me makinë.

Në mesazhin e posterit thuhej “Gjaku i Krishtlindjeve” dhe përshkruhej një xhihadist i maskuar duke ecur BMW në bazilikën e Shën Pjetrit, ku Papa Françesku pritet të mbajë një meshë.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për një numër sulmesh vdekjeprurëse në Evropë gjatë këtij viti.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/isis-kercenon-papen-para-festes-se-krishtlindjeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala