ISIS kërcënojnë Merkelin

Autori:Zekirja Shabani

isis

Militantët e Shtetit Islamik janë zotuar se do të kryejnë sulme terroriste në Gjermani dhe Austri në atë që mund të konsiderohet si video e parë në gjuhën gjermane realizuar nga ISIS. Në këtë video lëshohet një kërcënim personal kundër kancelares Angela Merkel në shenjë hakmarrjeje për gjakun e derdhur të myslimanëve në Afganistan.

Në videon e sapo publikuar pesëminutëshe dy xhihadistë të ISIS të cilët flasin gjermanisht i bëjnë thirrje myslimanëve në Evropë qe t’i bashkohen ISIS në Siri dhe Irak dhe të nisin xhihadin në Gjermani dhe Austri duke vrarë të pafetë kudo që ata ndodhen madje edhe në shtëpitë e tyre, raporton Die Welt.

Një prej militantëve i drejtohet kancelares Merkel duke e kërcënuar se ata do të marrin hak për gjakun e derdhur të myslimanëve në Afganistan dhe pjesëmarrjen e ushtarëve gjermane në këtë luftë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/isis-kercenojne-merkelin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala