ISIS feston Bajramin duke prerë si dele të burgosurit

Autori:Gazeta Fjala

te burgosurit

ISIS ka shënuar festën e Bajramit të Vogël duke varur dhjetëra të burgosur me kokë poshtë nëpër çengela, duke i “vrarë ata si dele”.

Video e tmerrshme e ekzekutimit tregon skena të rënda, ndërsa të dënuarit akuzohen si spiunë të amerikanëve. Atyre, sipas një shkrimi që e transmeton oranews, u është prerë fyti në mënyrë masive në një shtëpi shfarosjeje në Dei ez-Zor, në verilindje të Sirisë.

Videoja është publikuar ditën e parë të festës së Kurban Bajramit. Videoja përmban edhe klipe të shkurtra nga filmi “Mission: Impossible – Rogue Nation”, ku tallen shërbimet e huaja të inteligjencës.

Abu Mohammed, themeluesi i grupit të të drejtave të njeriut , e përshkroi filmin e frikshëm si “videon më të keqe që kishin parë” dhe se njerëzit ishin therur si dele.

Në një moment, një ekzekutues i veshur me një veshje të bardhë mbart dy të burgosur në krahë, në një ndërtesë të posaçme ku zakonisht theren delet mbi një sitë metalike dhe një kanali poshtë ku gjaku mund të dalë jashtë.

Videoja tregon gjithashtu njerëz ta varur me kokë poshtë nga këmbët e tyre, ndërsa të tjerët janë në pritje të ekzekutimit. Ekzekutori mund të shihet duke tundur një thikë të madhe pranë të burgosurve të veshur me ngjyrë portokalli dhe të lidhur pas shpine.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/isis-feston-bajramin-duke-prere-si-dele-te-burgosurit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala